Babai denoncon në polici – bashkëshortja jashtë kurore ma rrahu birin
40-vjeçari nga Tetova ka denoncuar në policia gruan me të cilën bashkëjetonte pasi kjo e fundit i ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.
“Më datë 07.05.2024 në ora 22:15 në SPB-Tetovë, një 40-vjeçar nga Tetova ka raportuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e pakurorëzuar A.M (34). Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.