BallinaMaqedoni

Qytetari ankohet në policinë e Shkupit, dyshon se persona të paautorizuar u prezantuan si anëtar të KSHZ-së gjatë votimit të gjyshit të tij

Një qytetar është ankuar në policinë e Shkupit pasi dyshon se gjatë ditës së djeshme, kur votuan personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, persona jo të autorizuar kanë ardhur për t’i mundësuar të drejtën e votës gjyshit të tij.

“Më datë 07.05.2024, E.D. nga Krnjeva ka raportuar se tre persona nga KSHZ-ja kanë ardhur në shtëpi, me qëllim që gjyshi i tij të ushtronte të drejtën e votës nga vendvotimi nr.2828. E.D. dyshoi se nuk ishin personat e KSHZ-së, sepse ata nuk ishin njoftuar paraprakisht dhe duhej të ishin të pranishëm pesë persona. SPB-Shkup po merr masa dhe aktivitete për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.