Aksident te rruga e njëjtë, humbi jetën shoferi 39 vjeçar nga Shkupi
Shoferi tridhjetë e nëntë vjeçar ka humbur jetën në një aksident në autostradën Shtip-Koçan. Bashkëudhëtarja dhe dy fëmijët e mitur për shkak të lëndimeve të marra janë dërguar në Spitalin klinik të Shtipit.
Rasti në SPB-Shtip është raportusr në ora 02:24 minuta, tha për MIA-n Gordana Panajotova, zëdhënëse e SVR-Shtip.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit në afërfshatit Krupishtë dhe sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë vetëm një automjet, transmeton portali lideri.mk. Një veturë tip Renault “Laguna” me targa të Shkupit ka dalë nga rruga, ndërsa nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë drejtuesi I.M nga Shkupi.
Ky është aksidenti i tretë fatal sivjet në këtë rrugë, ku jetën kanë humbur pesë persona./Lideri
Foto Arkiv