U hodhën në lumin Bunë të Shkodrës, asnjë rezultat për gjetjen e trupit të nënës dhe dy fëmijëve!
Asnjë rezultat nga kërkimet në lumin Bunë të Shkodrës, pas ngjarjes tragjike ku nëna Alma Arrazi u hodh me 3 fëmijët, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi. Kërkimet kanë vijuar gjatë natës, për trupin e nënës dhe dy fëmijëve, 8 dhe 3 vjeç, por pa rezultat. Dyshimet janë se edhe ata janë vetmbytur.
Mbrëmjen e 4 majit është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare që çoi në zbulimin e kësaj ngjarje, ndërsa në pranga ka rënë babai Ergdys Arrazi, për shkaktim të vetëvrasjes.
Polumbarët e forcave RENEA kanë ushtruar kontrolle prej ditës së djeshme përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat.
Ka qenë vetë 31-vjeçari Erys Arrazi, i cili ka denoncuar në polici më datë 3 maj se gruaja dhe 3 fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje të tjera. Familjarët e gruas, motra ka deklaruar në polici se Alma Arrazi dhunoj nga i shoqi.
Nga dëshmitë e para, mësohet se gruaja me të vegjlit, ditën që është zhdukur, kishte pirë kafe me kunatën, nusen e vëllait të Erdgysit, por janë ndarë, pa ngritur asnjë dyshim për vendimin fatal. Sipas një dëshmie tjetër, thuhet se e reja kishte mësuar se fundmi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua tjetër. Ai, po sipas burimeve, e nxirrte live te dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës së madhe.