Mickoski: Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidente, VMRO-DPMNE do t’i ketë 61 deputetë
VMRO-DPMNE-ja në këto zgjedhje është afër shumicës në Parlament dhe nuk do të habitesha nëse kemi 61 deputetë, deklaroi sot në pyetjen e gazetarëve kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski.
“Besoj se të mërkurën do të kemi fitore bindëse të dyfishtë, Gordana Siljanoska Davkova do të jetë presidentja e ardhshme e Maqedonisë, ndërsa koalicioni “Maqedonia jote” dhe VMRO-DPMNE-ja do të kenë 61 deputetë”, deklaroi Mickoski para Kishës katedrale “Shën Klimenti i Ohrit”.
Sipas tij, suksesi para së gjithash, është ajo që ndodhi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe deklaroi se pret një numër të madh të votuesve edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Mirënjohje për qytetarët maqedonas. Falënderoj të gjithë ata që votuan për presidenten e ardhshme Gordana Siljanovska Davkova dhe paraprakisht falënderoj të gjithë ata qytetarë të cilët ndjej se do të dalin masivisht në zgjedhjet e së mërkurës dhe masivisht do të votojnë për presidenten e ardhshme dhe për koalicionin “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja”, shtoi Mickoski.
Ai para Kishës katedrale në Shkup, ku ka marrë pjesë në liturgjinë solemne për Pashkët, ka uruar festën duke uruar njëherësh harmoni dhe paqe për të gjithë.