Maqedoni

Vidhet bilbordi i një partie në Kërçovë

Me datë 03.05.2024 në ora 23:20 në Drejtorinë e Policisë së Kërçovës është raportuar vjedhja e banerit me material reklamues me logon e një partie politike dhe kandidatëve për deputetë të së njëjtës parti, të vendosur në Bulevardin Liria në Kërçovë, transmeton Lideri.mk.

Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes, njofton policia./Lideri