Ndërroi jetë në spital një grua 24 vjeçare, ishte shtatzënë
Një rast i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, tha për Telegrafin se viktima është një 24-vjeçare.
“Po ka qene shtatzënë, dje me date 03.05.2024 është dërguar në repart në gjendje të rënduar shëndetësore, e edhe pas trajtimit nga mjekët viktima ka ndërruar jetë. Viktima është nga Prizreni e lindur në vitin 2000”, tha ai.
Më herët, policia konfirmoi rastin duke njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.