Koalicioni shqiptar VLEN do të iniciojë padi penale ndaj anëtarëve të këshillit zgjedhor të vendvotimit 1112/1 në Likovë në të cilin dyshoi se në ditën e zgjedhjeve ka pasur të organizuar të ashtuquajtur “tren bullgar”. Sipas tyre, Gjykata Administrative vërtetoi akuzat duke prishur votimin në këtë vendvotim, raporton Alsat.
“Këshilli zgjedhor në vendvotimin numër 1112/1 edhe zyrtarisht u shkarkua. Shumë shpejt do të iniciohet procedurë penale kundër të gjithë atyre që i kanë kryer parregullsitë”, thonë nga Kabineti i kandidatit për president, Arben Taravari.
Një ditë më parë, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shkarkuar të gjithë anëtarët e vendvotimit me numër 1112/1 në Likovë. Abdush Demiri, anëtarët i opozitës shqiptarë në KSHZ, përveç shkarkimit, ka paralajmëruar edhe përgjegjësi disiplinore dhe penale.
Ndryshe, koalicioni VLEN më 2 maj ka njoftuar që Gjykata Administrative ka pranohet ankesa e koalicionit VLEN në lidhje me mbushjet e kutive në Likovë. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në mbledhjen e 29 prillit vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit Vlen për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.