Maqedoni

Dita e Lirisë së Mediave, gazetarët e Maqedonisë me paga nën mesataren

Me kërcimin e 19 vendeve dhe pozicionimin në vendin e 38, sipas raportit të vitit të kaluar të Gazetarë pa kufij, por edhe me paga nën mesataren, kushte të pasigurta për punë dhe raste të kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve, Maqedonia e shënon 3 majin – Ditën e lirisë së mediave, përcjell TV21.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve të mediave Pavle Bellovski, dje në konferencën për media theksoi se gazetarët po përballen me shumë probleme, por se me kohezion dhe guxim mund të tejkalohen. Theksoi se kur flitet për lirinë e shprehjes, nuk duhet të harrohet se liria e mediave bazohet në vendin e shëndoshë të punës dhe lirinë e së shprehurit.