Maqedoni

Fronti Evropian nuk e përkrah asnjë kandidat për president në raundin e dytë

Liderët e partive pjesë e Frontit Europian në mbledhjen e sotme në Strugë konstatuan se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 prill kaloi në atmosferë të qetë, fer dhe demokratike, ndërkohë që fitorja prej 40 mijë vota e dr.Bujar Osmanit ndaj Arben Taravarit – kandidatit të opozitës, është fitore e cila do të thellohem edhe më shumë më 8 maj, në Zgjedhjet parlamentare kur Fronti Europian do ta shënojë fitoren historike.

“Me këtë rast, meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është e vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, thuhet në njoftim.(INA)