Ibrahimi: Pse Vuçiqi shqetësohet nga humbja e Ali Ahmetit
Sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin Click Plus, pyeti se përse, Vuçiqi është i shqetësuar për humbjen e BDI-së.
“Pse Vuçiqi shqetësohet për humbjen e Ali Ahmetit. Pse Ali Ahmeti nuk del të tregojë se përse është i shqetësuar Vuçiqi për humbjen e tij”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi tha se Qeveri pa ndryshime kushtetuese nuk mudn të ketë.
“Nuk më intereson Mickoski. Jam përfaqësues i shqiptarëve, nuk më intereso ai. Ne po flasim për shqiptarët”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi tha se nëse ka patur një parti që ka hyrë në qeveri me kushte ka qenë Alternativa.