September 28, 2024
Maqedoni

Sela në Pressing në Klan M: VLEN po duartroket deklaratat e Mickoskit, kjo është si ta ulësh në gjunjë shqiptarin dhe t’i thuash se ti nuk ke vlerë…

Në një intervistë të fundit në emisionin “Pressing” në Klan Maqedonia, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur shqetësimin e tij për stabilitetin e rajonit dhe ka kritikuar ashpër ato që ai i quan deklarata të dëmshme nga VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Hristijan Mickoski. Sela ka theksuar se duhet të ketë kujdes në marrëdhëniet politike dhe se duhet të ndërtohet një stabilitet në rajon që respekton të drejtat themelore të njeriut.

Sela ka akuzuar Mickoskin për sjellje që nënkupton mungesë të respektit ndaj vlerave dhe të ardhmes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka bërë thirrje për një qasje më të përgjegjshme politike, duke theksuar se fituesi i zgjedhjeve duhet të udhëheqë qeverinë dhe të bisedojë për kushtet e nevojshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, Sela ka përmendur një marrëveshje gjentëlemene të kaluarën, ku u vendos që të mos bashkëpunohet me asnjë parti që është kundër ndryshimeve kushtetuese, duke përfshirë edhe Taravarin si një nga nënshkruesit e saj. Sipas Selës, sjelljet e tanishme të Taravarit janë në kundërshtim me këtë marrëveshje dhe po i bëjnë dëm procesit politik.

1180×200
“Duke pasur parasysh brishtësi që ka regjioni, duhet të kemi shumë kujdes. Të aplaudosh deklaraimet e Mickoskit, është si ta ulësh në gjunjë një shqiptarë e ti thuash se ti nuk ke vlerë, fëmijët tuaj dhe e ardhmja juaj janë të pavlera. Është direspekti më i madh ndaj shqiptarëve. Këto ditë që ka ndodhur ky zhargon unë në çdo dalje të imen kamë thënë se duhet fituesi të shkojë në qeveri, dhe pastaj ulemi dhe bisedojmë për kushtet. Normalisht vendimet i merr fronti dhe unë jam kualicion me ata, dhe kur më kanë pyetur se me kë duhet të bëhet qeveria kam thënë në fillim duhet ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE dhe pastaj të kirjohet qeveria. Duhet të themelojmë një stabilitet në rajon që të kenë vlerë dhe të drejtat themelore të njeriut. Një nga marrëveshjet gjentëlemene që kemi bërë ne asokohe ka qenë që të mos bashkëpunojmë me asnjë parti që është kundër ndryshimeve kushtetuese, dhe një nga nënshkruesit e këtyre marrëveshjeve ka qenë vetë Taravari, ndërsa sot po i bën bish kësaj pune”, tha Sela/tvklan.mk/