Kovaçevski: Të gjitha forcat demokratike të mbështesin të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të gjitha forcave demokratike dhe progresive në vend që të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit dhe të japin mbështetje masive për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të jemi një vend europian dhe nuk ka rrugë tjetër për të bërë ndryshime reale dhe të prekshme në shtëpi. Duhet të kemi standard më të lartë, kushte më të mira në shëndetësi, arsim evropian dhe në fund të luftojmë korrupsionin dhe të vendosim sundimin e ligjit në të gjitha sferat”, tha Kovaçevski.
Nga pikniku i 1 majit që u mbajt sot në parkun e qytetit në Shkup, Kovaçevski tha se vetëm me mbështetjen e LSDM-së dhe “Koalicionit për Ardhmërinë Evropiane” dhe kandidatit për president Stevo Pendarovski, qytetarët do të dërgojnë mesazh se nuk luhet me të ardhmen.