Maqedoni

Zgjedhjet 2024, vetingu një nga zotimet e Frontit Evropian

Një nga zotimet në programin politik të “Frontit Eropian” është realizimi i procesit të vetingut për të gjithë bartësit e funksioneve politike dhe përgjegjësive të mëdha në sferën e gjyqësorit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit ka deklaruar kandidatja për deputet e koalicionit”Fronti Evropian”,Arta Bilalli.

Sipas sajë pa vënë në funskion një skaner objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike,nuk mund të arrihet progress në përballjen me krimin dhe korrupsionin.

Vetingu do të mudësojë trasparencë më të madhe të gjendjes pasurore të kandidatëve që duan të marrin përgjejësi publike dhe mënyrën se si e kanë arritur atë pasuri.

Vetingu është kategor e domosdoshme që do t’ua mbyllë njëherë e përgjithmonë derën individëve që vënë interesin personal ,mbi interesin e përgjithsëhëm u shpreh, Bilalli.

Ajo tha se Fronti Evropian insiston edhe në aplikimin e një vetingu për ndikimin rus dhe shërbimet antishtetërore, për të elimunuar edhe rrezikun e destabilizimit dhe dezorientimit të vendit nga rruga euro-amerikane.