Maqedoni

Duraku-VMRO-DPMNE-së: Ne nuk lusim e as nuk kërkojmë lëmoshë! Ky shtet është edhe i joni aq sa është edhe i Mickoskit…

I ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, Sadulla Duraku, si bartës liste në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga Fronti Europian, deklaroi se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski po del qesharak kur po thotë së nga BDI po e lusin atë për koalicion qeveritar.

Ai tha Maqedonia e Veriut sa është e Mickoskit është e shqiptarëve, ndaj Ali Ahmeti nuk e lut askend, sepse vendosi rol të ri për të gjithë shqiptarët në Maqedoni me luftën e vitit 2001.

“Më vjen për të qeshur kur dëgjoj Mickoskin që thotë se BDI-ja po e lut atë. Mickoski një gjë duhet ta dijë se ne në jetë të jetëve nuk lusim, as nuk kërkojmë lëmoshë, as nuk ja kemi puthadorë. Ky shtet është edhe i joni, dhe nuk e lëshojmë asnjëher këtë vend. Dhe atë retorikë që e bën ky zotëria tregon papjekuri politike, dhe kjo pajekuri politike na çon në një katrahure në shtet. Ky nuk është i vetëdijshëm se Maqedonia është në NATO, nuk është i vetëdijshë se shqiptarët nuk janë të ishJugosllavisë, por të 2001-shit. Ndryshimi në këtë shtet është bërë më vitin 2001 me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Kjo deklartë e tij është për të ardhur keq, sepse unë sa e njoh liderin tonë të Frontit Europian nuk lut, unë jam i dyti pas tij që nuk lus. Synimi jonë është që ta integrojmë vendin në BE”, deklaroi Duraku. /TvKlan.mk