Maqedoni

Zgjedhjet 2024, VMRO-DPMNE vazhdoi fushatën në Manastir

VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” kanë vazhduar fushatën në Manastir, ku kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska, ka deklaruar se shteti përsëri duhet t’u kthehet qytetarëve dhe kjo do të mund të ndodhë më 8 maj.

“Legjitimiteti ynë buron nga ju, se do ta bëjmë atë që e prisni dhe do t’i plotësojmë nevojat dhe interesat tuaja dhe jashtë asnjëherë nuk do të harrojmë se ne jemi jo për shkak të karrierave tona evropiane dhe botërore siç ëndërrojnë këta njerëz.”, – deklaroi kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ashtu si në rrethin e parë edhe në rrethin e dytë të presidencialeve dhe në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ata do të fitojnë. Sipas tij, me mbështetjen për VMRO-DPMNE-në, qytetarët kanë dëshmuar se i thanë mjaft humbjes së viteve, jetëve të humbura dhe pritjes që nuk po merr fund.

“Po fiton dhe vjen vala e ndryshimeve që filloi në zgjedhjet e fundit, kjo përfundon më 8 maj. Ju lutem tregoni pushtetit se kjo valë është vorbulla e shpresës së krijuar, i shkëndijës për ata që u janë bërë padrejtësi.”, – theksoi Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE.

Të pranishmëve në Manastir iu drejtua edhe bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore, Gjorgija Sajkoski, i cili premtoi se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet do të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës në këtë pjesë të vendit.

“Do të bëjmë më shumë për infrastrukturën, do të ndërtojmë autostradën që do të lidhë Prilepin, por do ta ndërtojmë edhe rrugën Gratsko-Prilep, që ka ngecur prej 7 vitesh në dëm të gjithë ju manastiras dhe tërë rajonit, e ngadalëson zhvillimin.”, – u shpreh bartësi i listës në njësinë e 5-të i VMRO-DPMNE-së, Gjorgija Sajkoski.

Njëherit eksponentët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan se nëse e formojnë qeverinë e re, investimin e parë nga jashtë do ta realizojnë në qytetin e Manastirit./TVM2