Zgjedhjet 2024, jashtëparlamentaret vazhdojnë fushatën
Edhe partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, duke kërkuar të fitojnë ulëse në Kuvendin republikan.
“Lindi një forcë e re politike në Maqedoni dhe është më se e qartë se asnjëherë gjërat nuk do të jenë më të njëjta në vend. Qytetarët e kanë Lëvizjen “E di”, ndërsa “E di” i ka qytetarët. Ne jemi një subjekt i vogël, me numër shumë të vogël anëtarësh që ia doli të merr numër të madh votash.”, – deklaroi Maksim Dimitrievski nga “E di”.
“Partia politike “Alternativa e re” për së pari herë në këto zgjedhje parlamentare performon në mënyrë të pavarur me grupe të reja me energji të re dhe si opsion i ri, e cila me numrin 9 ju fton të votoni për atë që ne përfaqësojmë në këto zgjedhje parlamentare e ajo është e drejtësia dhe prosperiteti.”, – theksoi kryetarja e partisë “Alternativa e re”, Danela Arsovska.
“Do të sjellim ligj që të mos mund të ndërtohet në lagje ku ka shtëpi. Të mund të ndërtohet vetëm 1 ose 2 ose më së shumti ndërtesa trekatëshe, ekskluzivisht shtëpi banimi. Gjithashtu do të luftojmë që njëherë e përgjithmonë ta shkatërrojmë mafinë urbane, duke sjellë ligj me dënime të larta për politikanët që ua japin lejet e ndërtimit.”,- u shpreh kryetari i partisë “Demokratët”, Jorgo Ognenovski.
“Më e rëndësishmja që e premton Partia e Punës është anulimin e marrëveshjes së Prespës e me atë edhe kthimin e emrit kushtetues, anulimin e marrëveshjes me Bullagrinë, si dhe shfuqizimin e Marrëveshjes së Ohrit, që prodhon sistem të apard’hejdit.”, – deklaroi bartësi i listës në njësinë e 5-të nga Partia e Punës, Lube Petrevski