Në Maqedoni me dy doza janë vaksinuar mbi 177 mijë qytetarë
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 431.174 doza të vaksinave, ndërsa 177.020 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 10.065 qytetarë.
“Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.450 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 447.543 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”.
“Sipas të dhënave të fundit, 35% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim”, thonë nga MSH.