“E Majta”: Do të punojmë më shumë për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë
majta synon 80 mij vota në zgejdhet parlamentare të 8 majit dhe numër dyshifrorë deputetëshka deklaruar në Prilep kryetari i kësaj parit dimitar Apasiev.
Programi i aprtisë e majta përmban 13 kapituj që e përfshijnë çdo aspekt të jetës shoqërore tha Apasiev sipas të cilit vetëm me 13 deputet mund të ndryshojë votimi i deritanishëm me njerëz të njohur dhe të keqen më të vogël.
“Porosia kryesore është të rrethojnë numrin 5 dhe të lejojnë njerëz të ri të pa korruptuar ti përfaqësojnë sepse është mjaft nga deputetët që tanimë i kemi parë dhe votimin e njohur për të keqen më të vogël. Votoni për numër më të madh deputetësh nga e Majta në kuvend, pasi në atë mënyrë do të pengojmë shumë politika të dëmshme”.- tha Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.
Programi i të majtës përmban masa reale por radikale të cilat përfshijnë nga të drejtat e punëtorëve deri te mardhëniet ndërkombëtare.
Nëse nuk bëjmë hap radikal në jetën tonë shoqërore nuk është i mundur ndryshimi, deklaroi bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore, Sashkoi Jançev.
Ai tha se do të angazhohet për bujqësinë dhe ekonominë.
“Në prodhimtari planifikojmë të aplikojmë çmime fikse të blerjes që të ketë siguri. Qendra blerëse shtetërore që të mos munden tregtarët ta caktojnë çmimin siç u konvenon atyre, komora për skadimin e ushqimit.” – u shpreh Sashko Jançev, Bartës i listës në njësinë e katërt zgjedhore
Edhe Amar Mecinoviq, bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore nga “E Majta”, tha se në programin e të Majtës parashihen edhe masa për blegtorinë dhe bujqësinë.
“Për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, çështja është të palokohem masa proteksioniste që do ta mbrojnë prodhimtarinë tonë blegtorinë tonë, në vend të favorizimit të asajë nga jasht. Vetëm pse ju konvenon importuesve, apo kompanive të mëdha, problemi është i madh, duke filluar nga ushqimi i bagëtisë deri te shitja e bagëtisë.” – deklaroi Amar Mecinoviq, Bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore.
Bujqësia duhet të jetë me plan thonë nga e Majta duke premtuar ndihmë shtetërore.