Ahmeti nga Struga: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj përballemi me VMRO-DPMNE-në
Frontit Europian vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, sot qëndroi në Strugë dhe Dibër, ku foli me qytetarët e këtyre qyteteve që janë pjesë e njësisë zgjedhore 5.
Para struganëve Ahmeti tha se gjersa Fronti Europian doli me platformën “Po Europës, Jo Rusisë”, opozita shqiptare VLEN e shoqëruar nga VMRO-DPMNE doli me fushatën e vetme për rrënimin e BDI-së, gjë të cilën Ahmeti tha se e kupton, sepse siç u shpreh, platforma e Frontit ua ka zënë dritën e Diellit, po qytetarët do të vendosin se a do të rrënohet BDI-ja. Kreu integrist u shpreh se Rusia ka interes t’i mbajë aktive vullkanet e saj në Ballkan, që t’i aktivizojë kur të dojë, por mbetet detyra jonë që bashkë me partnerët strategjikë që të ndalen ndikimet ruse.(tv21)