Gashi: Kredi pa kamatë për çiftet e reja për të blerë banesë
Afrim Gashi, njëri nga liderët e VLEN-it ka shpalosur programin për të ndalur ikjen e të rinjve nga vendi, siç tha, vetëm për të siguruar një banesë. Ai tha se do të punojnë që çiftet e reja të kenë mundësi të marrin kredi pa kamatë për të blerë banesë.
“Ideja jonë është që për çiftet e reja deri në 35 vjet me ju dhënë kredi pa kamatë, realisht bankat komerciale por shteti ta subvencionojë apo ta paguaj kamatën. Dhe kështu t’i ndalim të rinjtë, ta ruajmë familjen. VLEN me e ruajt familjen, mos me leju që për shkak të kushteve elementare njerëzit në perëndim. Kjo mendoj se është shumë me rëndësi dhe duhet të flasim me të rinjtë dhe të ju tregojmë se pomendojmë për ju”, deklaroi Gashi.