Euroambasadori Gir për presidencialet: Kaluan në atmosferë të qetë dhe demokratike
Ka skaduar afati për dorëzimin e parashtresave për procedurën e votimit dhe deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka arritur vetëm një parashtresë për votimet në Likovë.
KSHZ duhet të del me vendim pas marrjes së parashtresës, ndërkohë nëse nuk janë të kënaqur me vendimin e KSHZ-së, kandidatët kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, e cila nga ana tjetër, duhet të vendosë brenda 48 orëve pas pranimit të padisë.
Vlerësim për zgjedhjet presidenciale dha edhe Ambasadori i BE-sw, në RMV Dejvid Gir, sipas të cilit ato kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokatike. Gir shpreson se ky trend do të vazhdojë edhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.
“Mendoj se ëshë e rëndësishme që misioni vëzhgues ndërkombëtar i OSBE- ODHIR veçmë e kumtoi raportin preeliminar nga rrethi i parë i zgjedhjeve. Zgjedhjet u zhvilluan në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe shpresoj se në rrethin e dytë të zgjedhjeve parlamentare dhe gjaët fushatës për zgjedhjet parlamentare të gjithë do të mbindërtojnë këtë zanat pozitiv që do të mundësojë që i tërë procesi të përfundojë me mesazhe dhe ndjenja pozitive.” – tha Ambasadori i BE-sw nw RMV, Dejvid Gir.
Nga KSHZ potencuan se në zgjedhjet e 8 majit në këshillat zgjedhor do të ketë nga shtatë anëtarë, në vend të pesë të tanishmëve me qëllim të efikasitetit më të mirë në organizimin e punës, evitimin e tollovive në vendvotim dhe evitimin e mundësisë për gabime të mundshme.
Misionet vëzhguese për zgjedhjet e dyfishta, me raport 3 muaj pas mbarimit të zgjedhjeve
Ndërkohë misioni vëzhgues ndërkombëtar do të ndjekë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ndërsa vlerësimi përfundimtar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të shpallet dy ose tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve./TVM2