Maqedoni

Takimi Mariçiq dhe Gerasimov: RMV-ja dhe Moldavia punojnë për eurointegrim

Moldavia vlerëson lartë njohuritë dhe eksperiencën tonë si shtet në procesin negociues dhe shpreh dëshirë për ta konsultuar Maqedoninë e Veriut në implementimin e ligjeve evropiane, tha  zëvendëskryeministrja e Moldavisë, Kristina Gerasimov, në takim me homologun e vendit, Bojan Mariçiq. Shpreson se dy partneret e lindjes dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtare të BE-së sa më shpejtë, ndërkohë,  konsideron se agresioni rus në Ukrainë solli një moment të ri në BE, e që alarmon nevojën për zgjerim.
“Ndajmë qëllimin e njëjtë strategjik për t’u bërë anëtare fuqiplote e BE-së dhe vlerat e njëjta fundamentale: përkushtim të fuqishëm ndaj lirisë, sigurisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe paqes. BE-ja para së gjithash është projekt i paqes për të gjithë qytetarët e BE-së. E përkrahim Ukrainën derisa të ketë nevojë, derisa  përballet me agresionin rus. Jam e bindur se fati i demokracisë në fqinjin lindor të BE-së dhe për Ballkanin Perëndimor është që një ditë të bëhen anëtare e familjes evropiane.”, – deklaroi zëvendëskryeministrja e Moldavisë, Kristina Gerasimov.
Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq, optimist për integrim të plotë të vendit deri në vitin 2030. Thotë se pavarësisht dinamikës, nuk do të zhvendosemi nga kursi i realizimit të reformave.
“Të dy vendet, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia, pretendojnë seriozisht për anëtarësim në zgjerimin e parë të ardhshëm.  Ky zgjerim gjen rëndësi edhe për shkak të aspekteve të sigurisë dhe gjeostrategjisë, sidomos pas agresionit rus ndaj Ukrainës. Po ashtu jemi të vetëdijshëm se për anëtarësim në BE  duhet t’i plotësojmë kriteret objektive dhe standardet  dhe në këtë kuptim, këtë proces e shohim si mekanizëm për sistem më të mirë, sistem më të mirë të së drejtës, përforcim të pushtetit gjyqësor dhe zhvillim të garantuar ekonomik.”, – theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq.
Procesit eurointegrues, sipas Mariçiqit i jep shtytje edhe Plani për Zhvillim të Ballkanin Perëndimor, i cili thotë se ndihma e parë e 7 përqindëshit nga 850 milionë euro të parapara për vendin tonë, duhet të arrijnë në shtator, po që se punët lëvizin sipas tempos së caktuar./TVM2