BallinaMaqedoni

Top-Channel: Takim Ahmeti- Taravari-Xhaferi

Pak orë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të ditës së djeshme, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.
Takimin e ka konfirmuar vetë Taravari për mediat vendase, por pa dashur të japë më tepër detaje.
I pyetur nëse do ta pranojë një ofertë që i është dhënë nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Taravari ka deklaruar se do të flasë publikisht pas disa ditësh.

Mediat kanë raportuar se në takimin ku ka marrë pjesë edhe një ministër i BDI-së në kabinetin qeveritar, Ali Ahmeti i ka bërë një ofertë serioze Arben Taravarit për t’u bashkuar me Frontin Europian dhe tani pritet përgjigjja e tij përfundimtare.
Në zgjedhjet e ditës së djeshme Taravari mori rreth 40 mijë vota më pak se Bujar Osmani i Frontit Europian.
Top Channel