Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës
Raportohet se tashmë është mbyllur vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës, asnjë votë nuk u realizua për shkak të prishjes se pajisjes biometrike.
“Nuk ka funksionu bateria, kryetari e ka thirr KSHZ-në me rregullu, kanë ardhur po prapë nuk ka funskionu. Dhe si e tillë kanë marrë vendim se do ta mbyllin. Nga ora 07:00 e deri tash është hapur por nuk ka funksionuar, pra nuk është leju me votu”, u tha nga ky vendvotim.