Maqedoni

MPB: Zgjedhjet pa incidente serioze

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se që nga hapja e vendvotimeve nuk janë regjistruar shkelje serioze të procesit të votimit.

“Deri më tani janë regjistruar dy fotografime të fletëvotimit, edhe atë një në Shkup dhe një në Shtip. Po ashtu në Buçim të Radovishit një person ia ka treguar fletën e votimit vëzhguesit”, bëjnë të ditur në MPB, duke theksuar se ndaj tyre janë marrë masa.

Përveç këtyre rasteve, në Çair janë regjistruar fletushka që janë vendosur mbi vetura dhe dy grafitë. Nga MPB-ja njëherit ftojnë qytetarët të shmangin parregullsitë.