Deralla: Kujdes nga lajmet e rrejshme të cilat flasin për anulimin e zgjedhjeve!
Xhabir Deralla nga organizata Civil që do ta mbikqyr procesin zgjedhor nesër dhe më 8 maj në emisionin Ora e Parë paralajmëron qytetarët e RMV-së të kenë kujdes nga lajmet e rrejshme se kinse zgjedhjet janë anuluar.
Këto lajme mund t’i hasni nëpër media ose nga persona të cilët po zgjerojnë propagandë. /tvklan.mk/