Koalicion BDI-VMRO? Ahmeti: Me VMRO-në kemi qeverisur 11 vjet, por…
Ali Ahmeti, lider i BDI-së në studion e ClickPlus në TV21 ka folur për një koalicioni të mundshëm BDI-VMRO ku tha se për 11 vite kanë qenë në qeveri dhe kanë bërë punë të mira por nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse do të mund të bashkë qeverisin në mandatin e ardhshëm, transmeton TV21.
Ahmeti tutje tha se për gabimet e Mickoskit, faturën nuk duhet ta paguaj VMRO-ja.
“Ne me VMRO-në kemi qeverisur 11 vjet. Kemi bërë punë të mira. Gabimet e Hristijanit, nuk duhet koston ta paguajë VMRO-ja. Por, unë nuk mund të them këtu që nuk do të hyjmë në bashkëpunim me VMRO-në”, tha Ahmeti.