Specializantët privatë pezullojnë grevën, nuk heqin dorë nga kërkesat
Specializantët privatë nën moton “5 deri në 12 për shëndetin maqedonas” mbajtën protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata morën vendimin për të pezulluar grevën përkohësisht në interes të pacientëve, por çdo të martë në kohë të pushimit do të kujtojnë kërkesat e tyre, rritjen e pagave, sigurimet shëndetësore dhe rregullimin e statusit të punës.
“Duam edhe njëherë publikisht të distancohemi nga çdo angazhim politik dhe motivim politik. Motivi i vetëm për protestën tonë është se specializantët privatë kanë ardhur deri në punën për ekzistencë. Ndoshta periudha është e ndjeshme, por gjithashtu problemet tona dhe ekzistenca janë kritike. Duke pasur parasysh se nuk duam ta dëmtojmë punën në klinikë dhe qytetarëve të mos u ndërpritet trajtimi mjekësor, ne, specializantët privatë vendosëm që prej nesër protestën ta vëmë në pezullim.”, – deklaroi specializantja private, Hristina Ilioska.
“Apeloj deri te kolegët më të vjetër se duhet të kenë durim dhe të kuptojnë se ndonjëherë volumi i punës i specializantëve privatë ka rënë këtë javë, por specializantët privatë në asnjë mënyrë nuk kanë për qëllim t’i dënojnë pacientët dhe kolegët, por thjesht nuk kishim zgjidhje tjetër për të treguar revoltin ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe të luftojmë për ekzistencë.”, – theksoi specializantja private, Aleksandra Gjorgjieva.
Javën e kaluar Qeveria vendosi që statusi i specialistëve privatë të vendoset pas zgjedhjeve me projekt-zgjidhje ligjore, që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme.