BallinaMaqedoni

Kolla e keqe, rritet numri i personave të infektuar

Krahasuar me muajin shkurt, është regjistruar një rritje e numrit të personave që vuajnë nga kolla e keqe me 99.2%.

Megjithatë, sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë muajit mars, sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar është lija e dhenve me gjithsej 825 persona të regjistruar.

Ato përbëjnë 57.7% të numrit total të të sëmurëve në muaj dhe në grupin e dhjetë sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj përbëjnë 58.5%.

Krahasuar me muajin shkurt 2024, është regjistruar një rritje e numrit të rasteve të raportuara me linë e dhenve me 24.8%.

Kolla e keqe renditet e dyta për nga numri i rasteve të raportuara në muajin mars, me 239 raste. Ato përbëjnë 16.7% të numrit total të pacientëve në muaj dhe 17.0% për grupin e dhjetë sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj.