Maqedoni

“Ne nuk duam të ikim, ju po na dëboni”, specializantët privatë protestojnë para MSH-së

Specializantët privatë sot nën moton “5 deri në 12 për shëndetësinë e Maqedonisë”, protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell TV21.

Javën e kaluar ata dolën në grevë duke kërkuar paga më të larta, sigurim shëndetësor falas dhe rregullim të statusit të punës.

Në seancën e së martës, Qeveria vendosi që statusi i specialistëve privatë të vendoset pas zgjedhjeve me projekt-zgjidhje ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme.