BallinaKosovë

Këshilli i Sigurimit në OKB diskuton sot për Kosovën, presidentja Osmani përballet me Vuçiç

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila mbahet në orën 16:00.

Në seancën e KS të OKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.