Maqedoni

Taravari: Në garë “Albinizmi kundrejt Vuçizmit”

Koalicioni VLEN dhe kandidati për president, Arben Taravarit vazhdojnë takimet me mërgimtarët shqiptarë. Nga Cyrihu i Zvicrrës, Taravari tha se Maqedonia ndodhet para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm dhe kërkoi mbështetjen e diasporës si një faktor kyç për ndryshime pozitive.

“Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm. Zgjedhjet janë historike për shkak se baza e garës politike e Maqedonisë, në qoftë se e thjeshtëzojmë, del se garon Alninizmi kundrejt Vuçizmit”, tha Arben Taravari, Kandidat për President.