Maqedoni

Zgjedhjet 2024, Osmani viziton malësinë e Tetovës

Kandidati për kryetar nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, ka vizituar 11 fshatrat e malësisë së Tetovës, duke filluar nga Bozovca, Veshalla, Brodeci, Shipkovica, Liseci, Gajre e të tjera, duke ua shpalosur banorëve programin e tij si president dhe udhëkryqin në të cilin ndodhet shteti që përkon me rëndësinë historike të kandidaturës së tij për president. Osmani, duke theksuar se si kandidat i Frontit Evropian, gjegjësisht i nëntë partive politike dhe katër komuniteteve, që përbëjnë rreth 45 për qind të popullsisë në Maqedoni, shtoi se këtë herë shanset janë shumë të mëdha se do të kalojë si kandidat shqiptar në raundin e dytë. Me këtë rast Osmani kërkoi mobilizim dhe unitet, për kapërcimin e barierës për të kaluar në raundin e dytë dhe për t’i realizuar qëllimet që kanë nisur e ajo është antërsimi i vendit në Bashkimin Evropian që do të sjellë një jetë më të lehtë dhe më të mirë, për të sjellë Evropën këtu dhe jo për të ikur atje, tha Osmani para banorëve.

E morëm Kryetarin e Kuvendit, e morëm Kryeministrin pse duhet të keni dyshim se nuk do ta marrim Presidentin. Ftoi të gjithë të dalin në votime dhe mos ta djegin votën, pasi kjo është ivestim për të ardhmen. Nënvizoi se fatkeqësisht po përballemi edhe me një kërcënim të madh që vjen nga nacionalizmi i cili po rritet vazhdimisht dhe shpreson që ky front i madh evropian që është ndërtuar të bëhet një mburojë e fortë kundër atij nacionalizmi dhe të ndërtojë një urë që të çon në Bruksel.

“Kemi shansë serioze të hymë në raundin e dytë, vetëm hyrja në raundin e dytë është porosi para botës se këtu ka dy kandidat të dy komuniteteve të cilët duhet të vendoin për fatin e shtetit dhe kjo është porosia më e madhe pse unë kërkoj që të mobilizoheni ti ftoni njerëzit, most a djegin votën.”, tha kandidati për president i “Fronti Evropian”, Bujar Osmani.

Bartësi i listës në njësinë e 5-të zgjedhore Ziadin Sela, vlerëson se vota për Frontin Evropain do ti ktheje ata që lëshuan vendin për jetë më të mirë.

“Vota për Bujarin më 24 prill dhe më 8 maj për Frontin Evropian, është bilet kthyese e fëmijëve tanë, e vajzave dhe djemve tanë, të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit.”, tha Ziadin Sela, bartës i listës në njësinë e 5-të zgjedhore për “Fronti Evropian”.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi nga tubimi në Trebosh vlerësoi se në kto zgjedhje Fronti Evropian do ti japë një përgjigje të fuqishme opozitës maqedonase e cila do të jetë pro Frontit Evropian.

“Ne jëmi shtet antar i NATO-s dhe ne në këto zgjedhje me mobilizimin si komb si shqiptar, do të tregojmë se definitivisht jemi me partenerët tanë. Opozita maqedonase kërkon një përgjigje të drejtpërdrejtë.”, tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Fronti Evropian bën thirrje për mobilizim, sepse vendimimi që do të merret ditën e mërkurës përcakton drejtimin në të cilin do të shkojë e ardhmja e popullit dhe e vendit tonë.

Fronti Evropian vazhdon fushatën me Tubimin e sontëm në Shkup ku kandidati për president Bujar Osmani do të prezentojë ofertën e tij presidneciale. Ndërsa do të prezentohen edhe kandidatët për deputet dhe oferta e BDI-së deh kualicionit nëse do të jenë pjesë e ekzekutivit.

Paraprakisht kandidati për president Buajr Osmani ka vizituar disa vendbanime në rajonin e Pollogut, përkatësisht fshatin Xhermë, fshatin Llarcë, Sellcë, Vicë, Gajre dhe Lisec, Brodec, Veshallë e Bozovcë. Osmani duke kërkaur mbështetjen e qytetarëve të këtyre vendbanimeve ka theksuar se na duhet edhe shumë pak punë, që vendi të antarsohet në BE.

Kanë mbetur edhe pak ditë për t’i dhënë kahjen kësaj të ardhme, dhe për ti thënë Jo, izolimit që si alternativë po na ofrohet, tha Osmani. Në këto zgjedhje, kemi edhe alternativë nacionaliste hakmarrëse, që kërkojnë 61 deputetë, që t’i përjashtojnë nacionalitetet tjera nga vendimmarrja.Ata kanë për qëllim t’i kthejnë dominimet etnike të para 20 viteve, dhe izolimin që e vuajtëm për 20 vjet./TVM2