Zgjedhjet 2024, LSDM tubime në Strumicë dhe Tetovë
“Më jepni votën më 24 prill dhe 8 maj, sepse jam i bindur se deri në fund të mandatit të ardhshëm presidencial RMV-ja mund të anëtarësohet plotësisht në familjen e madhe evropiane”. Kështu deklaroi kandidati i koalicionit “Për Ardhmëri Evropiane” i udhëhequr nga LSDM Stevo Pendarovski, në tubimin e mbrëmshëm në Strumicë. Pendarovski poashtu tha se me anëtarësimin e plotë të vendit në BE, do të dyfishohen pagat, pensionet dhe ndihmat sociale dhe përfundimisht qytetarët e këtij vendi do të mund të jetojë në përputhje me standardet dhe vlerat europiane. Pendarovski vlerësoi se vendi me të gjitha marrëveshjet e deritanishme të arritura fqinjësore është e mbrojtur, ka perspektiv vetëm mos i besoni premtimeve të rreme të opozitës.
“Mos i besoni shitjes së mjegullës politike në këto zgjedhje. Ata janë manipulues nga rangu më i lartë dhe këtë gjë ata din ta bëjnë më së miri pasi që e kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre, sidomos kur ishin në pushtet. Nuk kanë asnjë partner strategjik, ndërsa kjo garnitur politik e ktheu vendin nga izolimi më i thell.”, tha kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski.
Në ndërkohë kryetar i LSDM – së Dimitar Kovaçevski vazhdoi fushatën parlamentare në Tetovë ku prezantoi synimin e tij strategjik për ta parë vendin plotësisht të integruar në familjen e madhe europiane. Njëherit Kovaçevsi vlerësoi se falë politikave të mira të LSDM-së në fushën energjetike dhe ekonomike është bërë transformimi energjetik i cili ka arriotur nы 600 megavat energji. Kovaçevski paralamëron 100% rritje të kapaciteteve të instaluara të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, rritja e pagës minimale dhe mesatare, paga të dinjitetshme për të rinjtë, rritje e pensioneve, subvencione grante dhe shumë mbështetje finansiare për kompanit si dhe modernizim i infrastrukturës dhe se papunësia do të ulët në 7 për qind.
“Gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar garantojmë se do të ketë pagë mesatare prej 1.100 euro dhe pagë minimale prej 600 euro, paga të cilat pas anëtarësimit të vendit në BE, ato do të arrijnë në 1.300 për pagë mesatare dhe 800 euro për pagën minimale. Garantojmë poashtu pensioni minimal do të jetë 20 mijë, ndërsa pensioni mesatar 30 mijë denarë.”, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Bartësja në njësinë e gjashtë zgjedhore Sllavjanka Petrovska tha se koaliconi i LSDM-së ka dëshmuarm e vepra se është parti e cila dinë të merr vendime të guximshme me të cilën do ta përafrojë vendin në BE. Ajo paralajmëroi zgjidhje ligjore me të cilën do të zgjidhet statusi i të punësuarëve në njësitë zjarrëfikëse duke rritur pagat dhe përmirësuar kushtet për punë, tha Petrovska.
“Gjatë mandatit të ardhshëm do të themelojmë Agjencion e cila do të ketë për detyrë ligjore të sigurojë pajisje për të gjitha njësitë e zjarrëfikësve dhe njëherit të përmirësojë pagat e të punësuarëve, ku ajo do të jetë rregulluar në mënyrë ligjore ku askush më nuk do të mund ta ndryshojë, paga e cila do të arrijë për të paktën prej 2 rroga mesatare për çdo një zjarrëfikës.”, tha Sllavjanka Petrovska, bartëse e listës në nj.z. 6-LSDM.
LSDM nuk do të ndalet vetëm këtu, u premtoi Kovaçevski qytetarëve të tetovës, duke paralajmëruar madje edhe luftë më të ashpër kundër krimit dhe korrupsionit, zbatimin e vettingut në gjyqësor, si dhe zgjidhje më të mira dhe më cilësore kadrovike. U zotua se LSDM do të zbatojë politika të cilat do të jenë në dobi për ti mbajtur të rinjtë në vendlindje dhe se deri në fund të mandatit të ardhshëm qeveritar do të arrijë të integrojë plotësisht vendin në familjen e madhe europiane.
Koalicioni “E ardhmja Evropiane “e udhëhequr nga LSDM ja sot vazhdoi me fushatën parlamentare me moton “Nuk heqim dorë nga e ardhmja”, ku tubim zgjedhor është parashikuar të mbahet në Shkup. Në këtë tubimi merr pjesë edhe presidenti aktual dhe njëherit kandidati i koalicionit të LSDM-së Stevo Pendarovski, i cili garon për mandat të dytë. Pendarovski dhe LSDM bashkërisht dhe në mënyrë më të hollësishëm do ta prezantojnë programin dhe ofertën e tyre presiencialedhe parlamentare. Motoja e Pendarovskit në zgjedhjet e 7- ta presidenciale është “Presidenit ynë “ ndërsa një ndër shtyllat kryesore të platformës së Pendarovskit, si dhe të LSDM-ës është hapërimi i vendit në rrugën euro integruese, mardhëniet e mira fqinjësore dhe ndëretnike dhe premtimi se do te jetë president i të gjithëve ndërsa LSDM zotohet se do të rrit standardin jetësor të qyterëve./TVM2