Banori i Studeniçanit gjendet i vdekur në veturën e tij
Më datë 20.04.2024, në ora 16:15, në SPB Shkup është raportuar se në automjetin “Opel” me targa regjistrimi në Shkup është gjetur pa shenja jete personi me iniciale F.Sh (65) nga fshati Studeniçan, Shkup. Ai është gjetur përballë një restoranti në lagjen Hipodrom.
Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer këqyrje dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.