TS: VLEN mashtron mërgatën në Berlin dhe Cyrih, “Hajdeni se vjen Albin Kurti”
Me pankarata dhe reklama në rrjetet sociale koaliconi VLEN nga Maqedonia i ka mashtruar mërgatën në Berlin dhe Cyrih që të mbushen sallat. Në adresë të TS një mërgimtar i Maqedonisë së Veriut ka treguar se si janë mashtruar ditën e premte pra ditën e Xhuma për tu grumbulluar në sallë.
Sipas tij në fillim ju kanë thënë se vjen Albin Kurti dhe do të mbajë fjalim në lidhje me Kosovën dhe rrezikun që i kanoset nga Serbia duke ju treguar edhe pankarat në rrjetet sociale për një tubim të përbashkët dhe ku do flitet për bashkimin kombëtarë. Pasi ata kanë arritur në sallë kanë kuptuar se Albin Kurti nuk merr pjesë dhe se tubimi ka të bëje me zjgedhjet në Maqedoni e jo për Kosovën dhe luftën me Serbinë që i kanoset.
“E nderuara redaksi e TS jam ketu ne salle te Albin Kurtit. Ne menduam se vjen Albini sepse diten e xhuma ne Xhami na thane se vjen Albini me fol per Kosoven dhe Serbine dhe rezikun qe po mund ti ndodh Kosoves. Ishim nje grup i madh nxhami dhe u organizum qe sonte te jemi ketu shkaku i Albin Kurtit. Kur para se me hy ne salle ne morem vesht nga mediat se Albin Kurti nuk vjen por do vin lider nga Maqedonia. Na mashtruan dhe nuk e di pse e banen ket mashtrim te madh me bilbordat e Albin kurtit. Krjet kemi ardhe per Albinin per keta sdo kishim ardhe. Ju shkruaj qe ta dni se si na mashtruan hajdeni se vjen Albini e na doli Bilalli Afrimi. Tfala nga Zvicra kush do le te fitoje ne Maqedoni per ne ska rendesi kot keta kane ardhe skemi interes ne” shkruan mërgimtari nga Zvicra.
Ndryshe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbahen me 24 Prill për President ndërsa me 8 Maj zgjedhjet parlamentare.