Maqedoni

Pas Berlinit, Kurti nuk do të jetë prezent as në tubimin elektoral në Cyrih të koalicionit VLEN

Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, VLEN, në Cyrih të Zvicrës.

Këshilltar i Jashtëm Politik i kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe kandidat për deputet, Bekim Qoku, ditë më parë kishte paralajmëruar për pjesëmarrjen e Kurtit në këtë tubim të planifikuar, por në një postim të ri sot, Kurti nuk është në listën e pjesëmarrësve.