Pendarovski: Do të kthehemi në baltën ballkanike
Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, para banorëve të Butelit, numëroi gjërat që janë bërë gjatë mandatit të tij si president, duke theksuar se nevojitet mbështetja e qytetarëve për të vazhduar në rrugën evropiane.
“Me mbështetjen tuaj, që e kërkojmë edhe më 24 prill edhe më 8 maj, me mbështetje masovike nga qytetarët e Maqedonisë duam të vazhdojmë në rrugën drejt BE-së, sepse ajo është rruga e vetme e drejtë që nuk do të na kthejë mbrapa në baltën ballkanike dhe paqartësinë, ku për fat të keq ishim në 11 vitet e regjimit nga 2006-ta deri më 2017”, u shpreh Stevo Pendarovski, Kandidat I LSDM-së për President./Alsat.mk