Kolumna

Kush sakrifikoi e kush përfitoi nga lufta

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në këtë shkrim timin desha të shkruaj vetëm disa fjalë për tre luftrat e fundit e sidomos të ndalem tek lufta e vitit 2001. Ishte koha që me anë të politikës shqiptarët politikës nuk mund të i gëzonin të drejtat e tyre që iu takonin edhe pse ky popull në këto troje janë autokton dhe kanë lashtsinë e tyre kombëtare dhe gjuhësore, por ja që dikuj një gjë e tillë e dhembte që të i shoh shqiptarët të barbartë në çdo aspekt me palën tjetër dhe kundërshtonin që shqiptarëve të i merren të gjitha të drjtat e tyre aty ku jetonin në vendin e të parëve të tyre dhe një ditë siç thotë populli do të mbushet kupa dhe do të derdhet.

Pra, deshi apo nuk deshi populli shqiptarë duhej të e lë politikën me të cilën nuk gjeni gjuhë të përbashkët me pushtetarët e palës tjetër që shqiptarët të i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre dhe një gjë e tillë i detyroi të i rrokin armët dhe nëpërmjet luftës të i marrin të drejtat e tyre.Një gjë e tillë edhe ndodhi në vitin 2001 dhe doli në skenë ushtria e lavdishme e pagëzuar me emrin Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Ka formacion ushtarak filloi luftën me pushtetin e asaj kohe. Kjo luftë u fitua nga bijat dhe bijtë më të dashur të këtij kombi duke luftuar me armë në dorë që disa prej tyre edhe u plagosën, dhanë gjymtyrat e tyre dhe disa edhe flijuan jeën e tyre. Po nëse sot bëjmë një vështrim të kësaj lufte padyshim se në aspektin kombëtar ishin fitues bijat dhe bijtë më dashur që derdhën gjakun e tyre të njomë dhe flijuan jetën e tyre në lulen e rinisë. Po në aspektin tjetëtr nëse ndalemi dhe shikojmë se kush përfitoi më shumë nga kjo luftë.

Përgjigja është shumë e thjeshtë se përfitues më të mëdhenj të kësaj lufte ishin ata të cilët i shin kundër kësaj lufte dhe ushtarët e lirisë i fyen me etikime më të ndrshme dhe mu këta që nga viti 2001 në emër të gjakut të tjerëve morën poste të larta në pushtet, vodhën sa mundën dhe në emër të gjakut të të tjerëve punësua tërë familjet e tyre në vente më të mira të punës dhe shkojnë edhe aq më larg dhe tregojnë patriotizëm mu këta disa maskarenj.

Po ku mbetën një numër i luftëtarëve të UÇK-së?, të plagosur?, Invalidë të luftës dhe anëtarë të familjeve të dëshmorëve?!… Ky shkrim i imi i shkurtër do të përmbyllet në realitetin e ndodhur dhe jo të shpikur.

Pyetjen të cilën e parashrtrova se kush sakrifikoi e kush pëfitoi nga kjo luftë çdokush mund të e marrë shumë lehtë. Sakrifikuan ushtarët e UÇK-së në përgjithësi, të plagosurit që derdhën gjakun e tyre, invalidët që mbeten pa shumë gjymtyra trupore dhe familjet e dëshmorëve, ndërsa përfituan hajnat.