Kosovë

Lirohet Fahri Musliu, i konfiskohet telefoni

Fahri Musliu i cili është arrestuar sot nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Sepciale, është liruar.

Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv familjari i tij, Fadil Fazliu.

“Është liruar telefoni është konfiskue nga gjykata”, tha ai.

Gjykata Speciale arreston Fahri Fazliun

Gjykata Speciale ka arrestuar Fahri Fazliun. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar familjari i tij Fadil Fazliu. Ai tha se arrestimit i tij është bërë mëngjesin e sotëm në rrugën “Hajrullah Abdullahu” derisa po dërgonte vajzën e tij në çerdhe.

” E ka dërgu vajzën në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i. “, tha ai.

Ai tha se ka kontaktuar me avokatin Artan Çerkini, i cili siç tha Fazliu i ka dhënë shpresa se i arrestuari vetëm po merret në pyetje dhe mund të lirohet.

Fadil Fazliu tha se nuk e dijnë arsyen e arrestimit të familjarit të tij, duke shtuar se në luftë i arrestuari ishte vetëm 8 vjeç./21Media