“Kurtha digjitale” – diskutim për përballje me incidente keqdashëse në internet gjatë zgjedhjeve
Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Jurop haus sot në Veles organizojnë diskutim të titulluar “Kurthat digjitale”, qëllimi i së cilës është rishqyrtimi i kapaciteteve personale dhe shoqërore për përballje me incidente të organizuara dhe izoluara keqdashëse në internet gjatë zgjedhjeve.
“Ngjarjen e ka organizuar Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me rrjetin e Jurop haus në kuadër të bashkëpunimit të vendosur për ndërtim të rezistenncës ndaj dezinformatave dhe promovimi e edukimit mediatik në Maqedoninë e Veriut”, njoftuan organizatorët.
Folës në diskutim do të jenë Mite Kuzevski nga Vidi vaka, Boris Ristovski, ekspert i IT nga (QMBN) Qendra maqedonase për bahskëpunim ndërkombëtar dhe Lubomir Davitkov nga IT.mk.