Siljanovska Davkovka: Në pozitat shtetërore të vijnë njerëz me përgjegjësi
Gordana Siljanovska Davkovka nga Prilepi tha se ka ardhur koha që në pozitat shtetërore duke filluar nga presidenti, të vijnë njerëz me përgjegjësi dhe obligim ndaj interesit të qytetarëve. Duke folur për mandatin e kundër kandidatit të tij, Davkovka tha se në 5 vitet e fundit Pendarovski ka humbur kontaktin me qytetarët.
“Patjetër të vijnë njerëz të përgjegjshëm të cilët do të ju bindin çdo ditë qoftë si kryetar, kryeministër, ministër ose deputet se janë aty për ju, për realizimin e kërkesave dhe nevojave njerëzore dhe interesit të qytetarëve në bazë të standardeve dhe mënyrës Evropiane. Jam e bindur se kjo tashmë për disa vite mungon në vendin tonë. Nëse më pyetni mua se çfarë mund të bëj unë, ju them se do të bëj atë që nuk e bëri presidenti aktual”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkovka, Kandidate për presidente. /Alsat.mk