MPB me detaje për aksidentin fatal ku humbi jetën fotografi i njohur nga Gostivari
Dje, në orën 12:00, SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Veles, në afërsi të tunelit Badar, një motor “Ducati” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga E.A (42) nga Gostivari, ka dalë nga rruga.
Motoçiklisti nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.