Sela zbulon planin e treshes BDI-VMRO-LSDM për regjistrimin
Kreu e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela paralajmëroi se regjistrimi i popullsisë, i nisur në Mars dhe i ndërprerë në Prill, nuk do të vazhdojë ashtu siç u paralajmërua për në shtator. Kjo sepse sipas tij, po funksionon plani i dy partive më të mëdha maqedonase, i ndihmuar nga partneri i tyre shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim. Sela shprehet i shqetësuar se ky proces pritet të ndërpritet ose nëse vazhdon do të ketë tentime nga treshja BDI-VMRO-LSDM që të ndërhyjnë në teksin e ligjit dhe në Metodologjinë e regjistrimit, kryesisht në pjesën e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe në pjesën e diasporës, duke përdoru termin “evidentim” në vend të “regjistrim”.
“Kishte një bashkëpunim konkret mes BDI-së, LDSM-së dhe VMRO-së dhe ky ishte Ligji për Regjistrimin, bashkëpunim të cilin qytetarët e panë publikisht se si të gjithë ngritën duart që të ndërpritet regjstrimi. Dhe sipas meje, regjistrimi nuk do të realizohet dhe do të ndërpritet sërish, ose do të ketë tentime që të intervenohet në pjesë të Ligjit për regjistrim në metodologjinë që të tejkalohet prej atij definicioni për atë se çfarë është numri i përgjithshëm i banorëve në definicione tjera se diaspora vetëm do të evidentohet apo do të numërohet. Kjo sepse deklarime të tilla dëgjuam për fat të keq edhe nga Zaevi edhe nga Mickoski, pas takimit të tyre që e patën para se të ndërpritet regjistrimi. Këtë e dëgjojmë vazhdmisht në deklaratat e tyre. Por kjo nuk duhet të lejohet”, konstatoi ziadin Sela, përcjell in7.
Por megjithatë, Sela theksoi se dëshiron që këto konstatime të tijat të jenë të pasakta, pasi sipas tij, regjistrimi duhet me patjetër të realizohet.
“Shpresoj se jam gabim në këtë konstatim timin sepse mendoj se regjistrimi duhet të mbahet. Une shpresoj se gjithçka që thash tani të jetë gabim dhe regjistrimi të vazhdojë dhe se nuk do të ketë ndryshime as në metodologji e as në ligj”, përfundoi Sela.
Përndryshe, regjistrimi i popullsisë filloi në muajin Mars me regjistrimin e diasporës. Pas rritjes së interesimit të diasporës shqiptare për t’u regjistruar, pasoi një takim kokë më kokë të liderëve të partive maqedonase, Zaev dhe Mickoski pa partitë shqiptare dhe menjëherëa pas takimit filluan aktivitetetet e partive maqedonase dhe atyre shqptare në pushtet për ta ndaluar regjistrimin. Pas një debati të ashpër në Kuvend ku vetëm deputetët e Opozitës Shqiptare kundërshtonin ndërrerjen e regjistrimit, deputetët e BDI-seë dhe Lëvizjes Besa ishin ata që më së fuqishëm e mbronin idenë për ndërprerje. Regjistrimi u ndërpre me idenë se do të vazhdojë në Shtator./in7.tv/