Ndahet nga jeta gazetarja nga Tuzi, Marina Gjeloshaj-Vukpalaj
Është ndarë nga jeta gazetarja nga Tuzi, Marina Gjeloshaj Vukpalaj.
Lajmin e kanë bërë të ditur disa nga të afërmit e së ndjerës, ku i kanë shprehur ngushëllime.
“Kolegen gazetare prej Tuzit, Marina Gjeloshaj Vukpalaj kam me mbajtë mend për buzëqeshjen, dhe pozitivitetin e saj karshi tjerëve. Lajmi për ikjen e parakohshme të Marinës në amshim asht i trishtë për familjen, miqtë dhe kolegët e saj. Pastë dritë shpirti yt i bardhë!”, thuhet në një postim.