Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride
Ministri i Punëve të Jashtme, njëherë edhe kandidati për president nga radhët e Frontit Europian, BUjar Osmani mbrëmjen e djeshme në tubim njoftoi se duhet pasur kujdes nga qytetarët pasi ka informacione për konflikt të mundshëm në Lindjen e Mesme, përcjell TV21. Pas sulmit me dronë dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit, Osmani shkroi sërish, duke kërkuar që të ndalohet fushata e zezë.
“Dje paralajmërova për këtë qe ndodh sonte. I lexoj komentet kryesisht të nxitura nga opozita, ofenduese dhe nënçmuese. Kjo është pasojë e luftës hibride me lajme të rreme që ka për qëllim uljen e besimit në institucione. Ti themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride që ka kontaminuar hapsirën publike dhe për pasojë ka rrezikimin e jetës së njerëzve”, ka shkruar mes tjerash Osmani.