Jakimovski: Asnjë pensionist nuk guxon të ketë pension më të ulët se 25 mijë denarë
“Te pensionistët mund të intervenohet me masa të politikës sociale, e kjo do të thotë se asnjë pensionist në Republikën e Maqedonisë, respektivisht asnjë familje pensionistësh nuk mund të ketë më pak se 25 mijë denarë. Kjo do të thotë se nëse një familje ka pension prej 18 mijë denarësh deri në 25 mijë denarë nga politika sociale, nga mbrojtja sociale do të marrë edhe 7 mijë denarë deri në 25 mijë denarë. Nëse në ndërkohë anëtari i dytë i familjes pensionist bëhet pensionist dhe ai tani ka një pension prej 15-20 mijë denarë, kjo do të thotë se këto 7 mijë denarë do t’i jepen dikujt tjetër, dhe kjo familje pensionistësh tashmë ka 37- 8 mijë denarë. Me këto masa duam të përmirësojmë në mënyrë drastike jetën e pensionistëve, që çdo familje pensionistësh të funksionojë normalisht. Në dimër, ai normalisht të mund të ngrohë dhomën në të cilën jeton”, tha Stevço Jakimovski, kandidat për president. /Alsat.mk