ISHP: 44 raste të reja me kollën e keqe, numri i përgjithshëm shkon në 443
Nga data 5 deri më 11 prill janë regjistruar 44 raste të reja me kollën e keqe, me një rënie prej 10.0 për qind krahasuar me javën e mëparshme. Shumica e rasteve janë regjistruar në Shkup.
Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 75 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 10 deri në 14 vjeç. Nga 44 rastet e reja, dy janë shtruar në spital, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).