Kuriozitet

Shkaqet më të zakonshme të marramendjes – Çfarë duhet të dini

Ju ndodh të rriturve ashtu edhe fëmijëve fare të vegjël, për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshmet.

Këto shkaqe mund të fillojnë që nga dëmtimet e jashtme që trupi mund të pësojë, e deri tek problemet e brendshme shëndetësore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguara të gjitha shkaqet e dy llojeve më të zakonshme të marramendjes.

Ndiqini ato më poshtë në mënyrë që të evitoni problemet dhe të merrni menjëherë kujdesin e duhur.

Gjendja e të fikëtit

Nuk janë të pakta rastet kur marramendja shoqërohet edhe me gjendjen e të fikëtit.

Këputjet e papritura të trupit, mungesa e energjive bëjnë që edhe shikimi dhe ekuilibri të ndikohen negativisht.

Ka shumë shkaqe të cilat mund ta shkaktojnë këtë gjendje në organizëm të cilat mund t’i evitoni fare lehtë, pasi konsiderohen si shkaqe të jashtëm.

Gjithsesi edhe pse mund të shfaqet papritur dhe për arsye thuajse të padukshme, kjo gjendje kërkon mjekim të menjëhershëm.

Ndaj disa prej gjërave që shkaktojnë këtë gjendje janë:

Dehidratimi

Ndodh kur nuk merrni mjaftueshëm ujë, kur jeni të sëmurë, me të vjell, diarre apo pasi keni djersitur shumë gjatë palestrës apo një ditë të nxehtë.

Gjakderdhja

Nëse vuani nga probleme me gastritin apo tretjen të cilat mund t’ju shkaktojnë gjakderdhje.

Ankthi apo stresi

Kur ndiheni të shtresuar trupi juaj do të ndjejë shumë presion duke bërë që të humbisni energji dhe lëngje.

Problemet kardiovaskulare

Këto probleme përveçse e djersisin dhe e sforcojnë trupin duke ndikuar edhe në shëndetin e mirë dhe ekuilibrin.

Konsumimi i alkoolit apo duhanit

Sipas mjekëve këto janë ndër shkaqet më të zakonshme të sëmundjes, por mund të ketë edhe me qindra të tjera të cilat mund të vijnë nga goditje apo faktorë të jashtëm.

Duke qenë se disa nga këto shkaqe janë të rrezikshme, është shumë e rëndësishme që të konsultoheni në kohë me një mjek.

Humbja e ekuilibrit

Humbja e ekuilibrit zakonisht shkaktohet nga probleme dhe arsye të brendshme të organizmit që lidhen me sëmundje të caktuara.

Gjatë përjetimit të kësaj gjendje duket sikur objektet rreth jush lëvizin apo rrotullohen.

Nuk shoqërohet zakonisht me gjendje të fikti, por është njëjtë shqetësuese dhe e rrezikshme.

Mund të shfaqet si një problem apo infeksion në veshin e mesit, por edhe nga sëmundje të tjera që prekin trurin siç është ishemia dhe skleroza e shumëfishtë.

Kjo gjendje duhet të kontrollohet gjithnjë nga një mjek specialist sidomos nëse shoqërohet me simptomat e mëposhtme.

Mpirje e disa zonave të trupit

Vështirësi në shikim

Dobësim i muskujve

Dridhje e muskujve

Këto simptoma anësore veç humbjes së ekuilibrit, në shumë raste paralajmërojnë sëmundje serioze të sistemit nervor.